ZADRIMA….HISTORIA JOTE….ZËRI YT

IETT në kuadër të projektit “𝗙𝘂𝗾𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗭𝗮𝗱𝗿𝗶𝗺𝗲̈𝘀 𝗻𝗲̈ 𝗢𝗳𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗦𝗵𝗲̈𝗿𝗯𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝗧𝘂𝗿𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗜𝗻𝘁𝗲𝗿𝗽𝗿𝗲𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗧𝗿𝗮𝘀𝗵𝗲̈𝗴𝗶𝗺𝗶𝘀𝗲̈ 𝗞𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗼𝗿𝗲”, do të zhvillojë një program trajnues për 10 të rinj nga zona e Vaut të Dejës dhe Lezhës.

Programi synon të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë e të rinjve në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, duke i përgatitur ata për angazhime të mëtejshme në ofrimin e shërbimeve turistike dhe interpretimin e pasurive kulturore të zonës.

 

𝗚𝗷𝗮𝘁𝗲̈ 𝘁𝗿𝗮𝗷𝗻𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗱𝗼 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗲̈𝘀𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵:

• Interpretimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore;

• Produkteve dhe shërbimeve turistike;

• Vlerave kulturore dhe turistike të zonës së Zadrimës;

• Rëndësisë së trashëgimisë kulturore në zhvillimin e turizmit lokal.

 

𝗞𝘂𝘀𝗵 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝗮𝗽𝗹𝗶𝗸𝗼𝗷𝗲̈?

Të rinjtë që punojnë ose dëshirojnë të angazhohen si guida turistike, në sektorin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, në site arkeologjike e muze, në strukturat e turizmit pranë bashkive, si dhe në OJQ dhe organizata që veprojnë në zonën e Vaut të Dejës dhe Zadrimës.

𝟏𝟎 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗶𝗻𝗷 do të përzgjidhen për të marrë pjesë në program.

Ky projekt financohet nga Fondacioni Albanian Besa Capital dhe zhvillohet nga Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, në mbështetje të zhvillimit të të rinjve, trashëgimisë kulturore dhe turizmit në zonën e Zadrimës.

 

𝗔𝗳𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗮𝗽𝗹𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶𝘁: 30 shtator 2026

 

Tel: +355 67 605 8044

E-mail: info@iett.al

Web: www.iett.al

 

Lajme

Artikuj të ngjashëm

Rezultatet e Projektit “Hapat e Sigurt – Program Veror për Përmirësimin e Statusit Social-Ekonomik të Fëmijëve në Nevojë në Bashkinë Elbasan”

Afati i aplikimeve për “NextGen Entrepreneurs” shtyhet deri më 11.09.2026!

Përfundon kampi veror “Hapat e Sigurt” – një hapësirë për të mësuar dhe ndërtuar më shumë besim