Aplikimi për Grant, duhet të përfshijë të gjithë informacionin e nevojshëm mbi projektin dhe aplikuesin, që Komisioni Seleksionues të ndërmarrë një shqyrtim të plotë në ndihmë të vendimmarrjes për mbështetjen ose jo të propozimit të aplikantit.
Propozimi i aplikantit, sipas formularit të aplikimit, duhet të përfshijë:
- Përshkrim të projektit të propozuar
- Situatën aktuale ndaj çështjes së propozuar dhe motivimin e aplikantit
- Përshkrim të qëllimit dhe objektivave specifike, mënyrën për t’i arritur ato
- Përshkrim të planit të aktiviteteve specifike, kalendarin e realizimit të tyre
- Përshkrim të rezultateve të pritshme dhe mënyren e matjes së tyre
- Zonën e zbatimit të projektit
- Përfituesit, partnerët dhe koordinimin
- Monitorimin dhe vlerësimin e projektit
- Buxhetin e kërkuar, donatorë potencialë të tjerë në projekt
- Projekte ose iniciativa të mëparshme të realizuara
- CV/Profil të organizatës/subjektit, eksperienca me donatorë të tjerë
- Mënyrën e qeverisjes së organizatës/subjektit, strukturat drejtuese
Për të hartuar propozimin, aplikanti do të përdorë Formularin model të aplikimit, i cili mund të tërhiqet pranë zyrës së informacionit të ABC ose nëpërmjet faqes elektronike të Fondacionit (kliko për formularin e aplikimit) .