Mbështetje për grupet në nevojë dhe përfitim publik

Mbështetje për grupet vulnerabël, shoqërinë civile dhe strukturat vendore

Fondacioni ABC mbështet grupet vulnerabël dhe komunitetet në nevojë përmes programeve që nxisin përfshirjen sociale dhe ekonomike, zhvillimin e aktiviteteve dhe përmirësimin e mirëqenies.
Çfarë bëjmë

Mbështetje për grupet në nevojë dhe përfshirje sociale

Në përputhje me misionin e tij social, Fondacioni ABC zhvillon iniciativa që synojnë mbështetjen e grupeve vulnerabël dhe përmirësimin e përfshirjes së tyre sociale dhe ekonomike.

Nëpërmjet projekteve dhe programeve të ndryshme, fondacioni mbështet individë dhe komunitete në nevojë për të zhvilluar aktivitete ekonomike dhe sociale që kontribuojnë në rritjen e pavarësisë ekonomike dhe integrimit të tyre në shoqëri. Këto iniciativa synojnë gjithashtu përmirësimin e kushteve socio-ekonomike dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim dhe mirëqenie.

Ndihmë për individë dhe grupe që kanë nevoja socio-ekonomike.

Nxit aktivitete që krijojnë pavarësi dhe mundësi punësimi.

Integrim më i madh i grupeve në shoqëri dhe promovim i barazisë.

Përmirësim i kushteve të jetesës dhe rritje e mundësive për zhvillim lokal.

Iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin e përgjithshëm të komuniteteve.

Mbështetje

Mbështetje përmes
Programeve Grant

Objektivi

Të rrisim përfshirjen sociale dhe ekonomike të grupeve vulnerabël

Përmes programeve të tij, Fondacioni ABC krijon mundësi për rritje dhe integrim, duke fuqizuar gratë, fëmijët, komunitetet etnike dhe personat me aftësi të kufizuara.

Mbështetja e Fondacionit ABC u ofron grupeve vulnerabël shanse për një jetë më të mirë, përmes edukimit, mbrojtjes sociale dhe përfshirjes në shoqëri.