Akses në shërbime financiare dhe mbështetje ekonomike

Akses në shërbime financiare dhe mbështetje ekonomike

Fondacioni ABC rrit aksesin në shërbime financiare dhe mbështet iniciativat ekonomike lokale, duke ofruar grante dhe ndihmë për individë, grupe dhe organizata me projekte me ndikim social dhe ekonomik.
Çfarë bëjmë

Mbështetje financiare dhe zhvillim ekonomik

Fondacioni ABC kontribuon në përmirësimin e aksesit në shërbime financiare, veçanërisht për individët dhe bizneset që kanë vështirësi për të përfituar nga sistemet tradicionale financiare. Nëpërmjet programeve dhe projekteve të tij, fondacioni promovon përfshirjen financiare në zona urbane dhe rurale dhe mbështet iniciativat që ndihmojnë zhvillimin ekonomik lokal.

Në këtë kuadër, fondacioni mund të ofrojë mbështetje financiare, kryesisht në formë grantesh, për individë, grupe apo organizata që zhvillojnë aktivitete me ndikim social dhe ekonomik. Kjo mbështetje synon të nxisë aktivitete që kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit dhe në përmirësimin e mirëqenies së tij.

Mbështetje për individë dhe biznese që hasin vështirësi në përdorimin e sistemit financiar tradicional.

Fondacioni ofron financim për individë, grupe ose organizata që zhvillojnë projekte me ndikim social dhe ekonomik.

Nxit aktivitetet që forcojnë ekonominë e komunitetit dhe krijojnë mundësi punësimi.

Projeketet e mbështetura kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies së komunitetit.

Programet promovojnë qasje të barabartë në shërbime financiare kudo që nevojiten.

Objektivi

Të rrisim aksesin financiar dhe të mbështesim zhvillimin ekonomik lokal.

Synimi i Fondacionit ABC është të përmirësojë aksesin në shërbime financiare për individë dhe biznese që hasin vështirësi në përdorimin e sistemit financiar tradicional. Ne mbështesim iniciativat që krijojnë zhvillim ekonomik lokal, promovojnë përfshirjen financiare në zona urbane dhe rurale, dhe nxisin projekte me ndikim social dhe ekonomik, duke kontribuar në rritjen e mirëqenies së komuniteteve.

Mbështetje

Mbështetje përmes
Programeve Grant