Fondacioni Albanian Besa Capital gëzon të drejtën e ushtrimit të çdo të drejte pronësie dhe të drejtave të tjera mbi këtë faqe interneti (website). Fondacioni Albanian Besa Capital ofron të dhëna dhe informacione lidhur me grantet që ofron dhe implementon gjatë aktivitetit vjetor, arritjet, statistikat, partnerët etj.
Për këtë arsye Fondacioni Albanian Besa Capital ju autorizon juve (më poshtë referuar si “përdorues”) të përdorni faqen e internetit të Fondacionit ABC në bazë të pëlqimit dhe angazhimit tuaj për të përmbushur kushtet e mëposhtme:
Qëllimi i Fondacionit Albanian Besa Capital është t’u ofrojë përdoruesve në faqen e saj të internetit të dhëna dhe informacione të sakta dhe të përditësuara. Fondacioni Albanian Besa Capital e konsideron të gjithë informacionin dhe të dhënat e publikuara në faqen e internetit të besueshme dhe nuk parashikon asnjë përgjegjësi ndaj jush (përdorues) në lidhje me saktësinë, plotësinë dhe përditësimin e informacionit dhe të dhënave të publikuara.
Informacioni dhe të dhënat që publikohen në faqen e internetit të Fondacionit Albanian Besa Capital kanë natyrë informuese dhe jo detyruese. Përveç se kur parashikohet shprehimisht ndryshe, informacioni dhe të dhënat e publikuara nuk do të konsiderohen akt ligjor i hartuar për të vendosur marrëdhënie ligjore midis Fondacionit Albanian Besa Capital dhe përdoruesve. Për rrjedhojë, informacioni i publikuar nuk do të konsiderohet si ofertë, rekomandim apo ftesë për lidhje marrëdhënieje kontraktore. Fondacioni Albanian Besa Capital nuk është përgjegjës për asnjë dëmtim, i cili rezulton nga përdorimi në çfarëdo forme dhe për çfarëdo qëllimi i faqes së internetit të Fondacionit Albanian Besa Capital.
Fondacioni Albanian Besa Capital rezervon të drejtën për të përcaktuar, nxjerrë dhe amenduar kushtet që rregullojnë përdorimin e faqes së Internetit të Fondacionit Albanian Besa Capital. Çdo ndërhyrje në përmbajtjen teknike ose përmbajtjen informative, pa miratimin paraprak me shkrim të Fondacionit Albanian Besa Capital ndalohet në mënyrë të rreptë.
Të gjitha materialet e botuara ose të paraqitura në faqen e internetit të Fondacionit Albanian Besa Capital, përfshirë logot, imazhet, njoftimet, dokumentet, etj., janë pronë e Fondacionit Albanian Besa Capital. Për rrjedhojë, materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, modifikohen, transferohen dhe përdoren në faqe të tjera pa miratimin paraprak me shkrim të Fondacionit Albanian Besa Capital.
MASAT PËR SIGURINË E TË DHËNAVE PERSONALE
Fondacioni Albanian Besa Capital zbaton në mënyrë rigoroze ligjin Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, duke ndërmarrë të gjithë masat e nevojshme organizative dhe teknike, të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale të grantmarrësve dhe bashkëpunëtorëve të saj ndaj shkatërrimeve të paligjshme, aksidenteve, humbjeve, përdorimit të paautorizuar, si dhe të çdo lloj përpunimi të paligjshëm që mund t`u bëhet të dhënave personale.
A- Fondacioni Albanian Besa Capital merr këto masa sigurie për mbrojtjen e të dhënave personale që ai përpunon:
- lejon përdorimin e të dhënave personale në perputhje me detyrat funksionale të stafit;
- udhëzon stafin, pa përjashtim, për detyrimet që kanë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave;
- ndalon hyrjen në mjediset ku përpunohen të dhënat nga persona të paautorizuar;
- hyrja në të dhëna dhe programe bëhet vetëm nga personat e autorizuar,
- ndalon hyrjen në mjetet e arkivimit dhe përdorimin e tyre nga persona të paautorizuar etj.
Në asnjë rast të dhënat e dokumentuara pranë Fondacionit Albanian Besa Capital nuk përdoren për qëllime të tjera, që nuk janë në përputhje me qëllimin e grumbullimit të tyre. Ndalohet njohja ose çdo përpunim i të dhënave të regjistruara në dosje për një qëllim të ndryshëm nga e drejta për të hedhur të dhënat brenda objektit të veprimtarisë së Fondacionit Albanian Besa Capital. Përjashtohet nga ky rregull rasti kur të dhënat përdoren për parandalimin ose ndjekjen e një vepre penale. Dokumentacioni që përmban të dhëna personale ruhet për aq kohë sa kërkohet nga legjislacioni në fuqi dhe rregulloret e brendshme të Fondacionit. Niveli i sigurisë është i përshtatshëm me natyrën e përpunimit të dhënave personale. Fondacioni Albanian Besa Capital gjatë grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave personale i jep një rëndësi të veçantë “Parimit të Konfidencialitetit”, kontrolluesit, përpunuesit dhe personat, që vihen në dijeni me të dhënat e përpunuara, gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, detyrohen të ruajnë konfidencialitetin dhe besueshmërinë.
B- Kriteret ligjore për përpunimin e të dhënave personale
Të dhënat personale përpunohen vetëm në rastet e parashikuara më poshtë:
- Nëse subjekti i të dhënave personale ka dhënë pëlqimin;
- Në rastin e hartimit dhe përmbushjes së kontratave në të cilat subjekti i të dhënave personale është palë;
- Në rastin e mbrojtjes së interesave jetike të subjektit të të dhënave;
- Nëse ekziston detyrimi për të përmbushur një interes ligjor të Fondacionit Albanian Besa Capital;
- Në rastin e kryerjes së një detyre ligjore me interes publik ose ushtrimin e një kompetence të kontrolluesit ose të një pale të tretë, së cilës i janë përhapur të dhënat;
- Për ndjekjen e interesave legjitime të Fondacionit Albanian Besa Capital ose të një pale të tretë, së i cilës i janë përhapur të dhënat, përveç kur këto interesa mbizotërojnë mbi interesat për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive themelore të subjektit të të dhënave.
Fondacioni Albanian Besa Capital mbledh dhe përpunon vetem ato të dhëna personale të grantmarrësve dhe/ose palëve të treta me të cilët ajo hyn në marrëdhënie, për shkak të aktivitetit të saj për të cilin ajo është e themeluar, ose/dhe për plotësimin e nevojave të saj si organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse. Të gjitha masat organizative, që merr Fondacioni Albanian Besa Capital mbi trajtimin e të dhënave personale, synojnë të garantojnë parandalimin, përhapjen, përpunimin, ndryshimin, humbjen apo ndërhyrjen e paautorizuar ose të jashtëligjshme tek këto të dhëna.
Të dhënat personale të mbledhura nga Fondacioni Albanian Besa Capital ruhen për një periudhe 5 vjeçare nga moment i përfundimit të marrëdhënies së bashkëpunimit.
C- Të dhënat personale përpunohen në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme
Në praktikë kjo do të thotë se duhet:
- Të ekzistojnë arsye legjitime për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave personale;
- Të mos përdoren të dhënat personale në menyra që janë të pajustifikuara dhe me efekte negative mbi individët në fjalë;
- Të ofrohet transparenca e nevojshme për mënyrën se si do të përdoren këto të dhëna, si dhe të njoftohen individët përpara se të mblidhen të dhënat e tyre personale;
- Të merren të dhënat personale të individëve vetëm në mënyre të arsyeshme;
- Të garantohet individi që të dhënat e tij personale nuk do të përdoren për asnjë qëllim të paligjshëm.
D- Çfarë nënkuptohet me përpunim të drejtë të të dhënave personale
Përpunimi i të dhënave personale duhet mbi të gjitha të jetë i drejtë, si dhe të plotësojë kushtet përkatëse për përpunim. “Përpunimi” i të dhënave personale nënkupton grumbullimin, përdorimin, zbulimin, mbajtjen, ndreqjen, fshirjen, transmetimin, transferimin ndërkombëtar të të dhënave personale, si dhe shkatërrimin e tyre dhe nëse ka ndonjë aspekt të përpunimit që është i padrejtë, do të ketë një shkelje të parimit të parë të mbrojtjes së të dhënave personale.
Parimi i përpunimit të drejtë në përgjithësi kërkon domosdoshmërisht të qenurit transparent, të qartë dhe të hapur me individët/subjektet, për mënyrën se si do të përdoren informacionet e tyre. Transparenca është gjithmonë e rëndësishme, por sidomos në një situatë ku individët/subjektet kanë një zgjedhje nëse ata dëshirojnë të hyjnë në një marrëdhënie me Fondacionin Albanian Besa Capital.
Vlerësimi nëse informacioni është duke u përpunuar në mënyrë të drejtë varet pjesërisht nga mënyra se si ai është marrë. Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale parashikon se informacioni i mbledhur, duhet të trajtohet në mënyrë të drejtë, nëse ai është i siguruar nga një person i cili është i autorizuar për ta siguruar atë.
E- Çfarë do të kuptojmë me termin “I ligjshëm”?
Ky është një tjetër term i cili është i parashikuar si kriter i mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave personale, në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, ligj mbi të cilin Fondacioni Albanian Besa Capital mbështetet për grumbullimin, përpunimin e të dhënave personale të grantmarrësve të saj.
Përpunimi mund të jetë i paligjshëm nëse kjo rezulton në:
- Shkelje të besimit në një detyrë. Një detyrë e tillë mund të thuhet ose ajo mund të nënkuptohet nga një përmbajtje e informacionit apo për shkak se ai ishte i mbledhur në rrethanat kur ky informacion pritet;
- Tejkalimi i kompetencave ligjore;
- Shkelje të një marrëveshje të detyrueshme kontraktuale;
- Shkelje të legjislacionit specifik apo rregulloreve;
- Shkelje të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut;
F- Çfarë të dhënash përpunon Fondacioni Albanian Besa Capital?
Fondacioni Albanian Besa Capital përpunon të dhënat personale të grantmarrësve të saj (grantmarrës ose/dhe grantkërkues), të dhëna të cilat i vihen në dispozicion nga subjekti me vullnetin e tij të lirë e të plotë gjatë aplikimit për një grant, që përfshijnë emër, mbiemër, adresë, numër telefoni fiks, numër celulari, adresë e-maili, të dhëna mbi subjektin aplikues, si dhe çfarëdo lloj të dhëne tjetër brenda objektit të ushtrimit të veprimtarisë së saj normale.
G- Përpunimi i të dhënave dhe përhapja e tyre
Fondacioni Albanian Besa Capital mbledh të dhënat e deklaruara nga vetë aplikantët në mënyrë që të ofrojë një vlerësim sa më cilësor për subjektet. Këto të dhëna i japin mundësin që të zhvillojë normalisht veprimtarinë e saj, për të ofruar barazi dhe korrektësi në trajtimin e çdo aplikanti, t’i përgjigjemi çdo subjekti në mënyrë të drejtë e të ligjshme. Të dhënat personale, që Fondacioni Albanian Besa Capital mbledh nga aplikantët e saj, përdoren gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Të dhënat personale përpunohen në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshme;
- Të dhënat personale përpunohen vetëm për atë periudhë kohe, që është në përputhje me qëllimet specifike për të cilat këto të dhëna janë mbledhur nga Fondacioni Albanian Besa Capital;
- Të gjitha metodat e mbledhjes së të dhënave personale, (si psh. formularët e aplikimit të draft-projektit apo mbledhja nëpërmjet pjesëmarrjes në aplikime të ndryshme) do të kenë bashkëngjitur një informacion të plotë sqarues mbi qëllimin e mbledhjes, qoftë edhe nëse ai është dytësor dhe jo lehtësisht i kuptueshëm nga ana juaj (si p.sh. nëse mbledhja e të dhënave personale është për qëllim marketingu, atëherë kjo do t’ju bëhet e qartë dhe do t’ju jepet mundësia për të refuzuar ofrimin e të dhënave).
H- Ruajtja e të dhënave
- Të dhënat personale do të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme sipas qëllimit kryesor të mbledhjes së tyre;
- Afatet e ruajtjes së të dhënave do të jenë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi;
- Në disa raste, disa prej të dhënave që parimisht nuk ruhen nga Fondacioni Albanian Besa Capital, mund të ruhen për shkak të rrethanave të veçanta, si psh. hetim gjyqësor.
Të dhënat personale të subjekteve mund të ruhen edhe për qëllime të veprimtarisë së organeve si Agjencia e Inteligjencës Financiare, prokurorisë dhe gjykatave për çështje penale, sipas legjislacionit në fjalë.
Përdorimi i Cookies
Faqja e internetit e Fondacionit Albanian Besa Capital mund të përdorë cookies për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe për të analizuar trafikun në faqe. Cookies janë skedarë të vegjël që ruhen në pajisjen tuaj gjatë navigimit në faqen tonë. Përdoruesit kanë mundësinë të pranojnë ose refuzojnë përdorimin e cookies përmes cilësimeve të shfletuesit të tyre.
Kontakti për mbrojtjen e të dhënave personale
Për çdo pyetje lidhur me përpunimin e të dhënave personale, mund të kontaktoni:
Fondacioni Albanian Besa Capital
Rruga “Dritan Hoxha”, Laprakë, Tiranë
Tel: (+355) 4 2253841 / 2
Nënpunësi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale:
Enida Bundo
Email: info@abcfoundation.info