Misioni dhe Vizioni

Ne jemi të përkushtuar të nxisim zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e komunitetit përmes iniciativave që krijojnë mundësi, fuqizojnë individët dhe sjellin ndryshim pozitiv.
Vlerat tona

Investojmë në Zhvillimin Social dhe Ekonomik

Fondacioni “ALBANIAN BESA CAPITAL” është një organizatë jofitimprurëse, e pavarur, joqeveritare dhe jo politike, e themeluar në vitin 2008.

ABC mbështet iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin social, ekonomik dhe financiar të komunitetit, duke ofruar mbështetje për projekte me ndikim të matshëm dhe të qëndrueshëm.

Nëse keni një ide, projekt apo iniciativë që përputhet me misionin tonë, ju ftojmë të aplikoni.

Misioni

Misioni i Fondacionit ALBANIAN BESA CAPITAL është të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit përmes mbështetjes së sipërmarrjes së vogël dhe të mesme, nxitjes së vetëpunësimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës, si dhe përmirësimit të aksesit në shërbime financiare dhe asistencë teknike.

Fondacioni angazhohet në fuqizimin e grupeve vulnerabël dhe komuniteteve në vështirësi ekonomike, përmes granteve, trajnimeve, investimeve sociale dhe mbështetjes së iniciativave ekonomike dhe sociale me ndikim publik, duke promovuar zhvillim të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe afatgjatë.

Vizioni

Vizioni i Fondacionit ALBANIAN BESA CAPITAL është një shoqëri shqiptare me ekonomi të zhvilluar dhe gjithëpërfshirëse, ku individët dhe komunitetet kanë akses të barabartë në mundësi ekonomike, financiare dhe sipërmarrëse, dhe ku biznesi i vogël dhe i mesëm shërben si motor i zhvillimit lokal dhe kombëtar.

Fondacioni synon të jetë një aktor i besueshëm dhe i qëndrueshëm në fushën e zhvillimit ekonomik dhe social, duke ndikuar pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së jetës, integrimin socio-ekonomik të grupeve në nevojë dhe forcimin e shoqërisë civile në Shqipëri.